“Vellon vetëm me atë person e kam vënë dhe se vë më kurrë”

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të zonjës Shpresa. Kur ishte 42 vjeç, ajo martohet me mblesëri, me një person që ishte më i madh në moshë se ajo, rreth 60 vjeç.

Personi në fjalë kishte qenë i martuar dhe ende nuk ishte divorcuar, por Shpresës i premtoi se do ndahej dhe do jetonin së bashku.

Ajo doli nga shtëpia e veshur me fustanin e bardhë dhe ai erdhi si një dhëndër për ta marrë, por nuk e çoi në shtëpinë e tij sepse atje ishte ish-gruaja.

Shpresa shprehet se ka kaluar shumë vështirësi dhe do ishte më mirë mos ishte larguar kurrë nga fshati, por të vazhdonte të jetonte aty dhe të kujdesej për prindërit.  

Ardit Gjebrea: Pra 13 vite më parë ti dole nuse? Me fustan të bardhë?

Shpresa: Po me velo, se prindërit e mi nuk donin që unë të dilja pa dasmë. Edhe ai ma plotësoi dëshirën. Ai më kishte thënë që Shpresa unë nuk do të bëj një dasmë të dytë, por dëshirën tënde nuk do ta hedh poshtë, më mbështeti.

Eni Çobani: Pra për të kuptuar diferencën, zotëria ka qenë rreth të 60-ve kur flasim.

Ardit Gjebrea: Doja të dija a u bë dhëndër? Ti nuse me velo dhe ai dhëndër?

Shpresa: I veshur dhëndër dhe unë nuse me velo. Ai nuk solli njerëz nga shtëpia, ai ka sjellë njerëz nga miqtë e ngushtë. Edhe unë nuk kam shkuar në shtëpinë e atij ku më premtoi, kam jetuar në shtëpinë me qira. Po e dija që në shtëpi nuk do shkoja, këta e dinin.

Eni Çobani: Gjok ti i dije këto gjëra?

Gjok: Shpresa u shprehe gabim. Ti the këta më kanë premtuar! Thuaj ato.

Shpresa: Po tani vëlla përderisa më nxore nuse nga shtëpia, motër dhe vëlla janë një. Jo vetëm më martove dhe më nxore nga shtëpia, thjesht një person që ta premtoi motra jote, me 2-3 njerëz shumë të afërt të familjes.

Gjok: Unë kur janë bërë premtimet ty, as nuk kam qenë prezent, as nuk di gjë për premtimet.  

Shpresa: Po i di të gjitha!

Eni Çobani: Çfarë diference ke patur?

Shpresa: Mbi 15 vjet po. Kam patur diferencë, plus që unë e pranova, i shumëzova hallet e tij me zero. Mua më mori gocë beqare, s’kisha asnjë lloj historie.

Ardit Gjebrea: Asnjë histori fare?

Shpresa: Fare asnjë histori. Velon vetëm me atë person e kam vënë dhe se vë më kurrë.

Eni Çobani: Pra në atë moshë zonja ishte beqare dhe nuk kishte lidhje të mëparshme me asnjë person tjetër. E ka marrë vajzë!

Ardit Gjebrea: 42-43 vjeç vajzë! Bravo.

Shpresa: Jetonim bashkë me motrën atje, kujdeseshim për prindërit, por jeta siç erdhi kështu, më mirë të kisha ndenjur në fshat, të punoja tokat e babait tim. Isha kujdesur më mirë atje, në ato kushte që isha, se sa të përjetoja këtë jetë, këtë jetë që të vjen me pabesi./tvklan.al