Bashkëshortja stomatologe e Arian Çanit: Kur duhen çuar fëmijët për herë të parë tek dentisti



Bashkëshortja stomatologe e Arian Çanit: Kur duhen çuar fëmijët për herë të parë tek dentisti

20:12 27/02/2020

“Fëmija që kur bën ditëlindjen e parë, duhet të bëjë kontroll tek dentisti pediatër”

E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, këtë pasdite ishte Enida Petro, stomatologe dhe njëkohësisht pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë Dentare. Enida, e cila është dhe bashkëshortja e Arian Çanit drejtuesit të ‘Zonë e Lirë’, ka mbaruar studimet për stomatologji dhe prej 20 vitesh e ushtron këtë profesion.

Ajo ka klinikën e saj dentare dhe është dentiste pediatre. Që në vitin 2012 është dhe pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Departamenti i Terapisë Stomatologjike. Në vitin 2015 ka marrë titullin “Doktor i Shkencave Mjekësore”.

Enida Petro: Duhet të kujdesen për fëmijët pikërisht tek dentisti pediatër, që sa më shpejt të jetë e mundur, aq më e lehtë do të jetë. Madje ne kemi dhe një si postulat, që e themi si me humor, që ja themi edhe nënave të reja, edhe gjithë prindërve për fëmijët, që për vizitën e parë, 6 muaj është shpejt dhe 1 vjeç është vonë. Në kuptimin që fëmija që në vitin e parë, kur bën ditëlindjen e parë, duhet të vijë për një kontroll tek dentisti pediatër dhe kur e nisim kështu, faktikisht niset shumë bukur sepse gjërat që bëhen janë më tepër këshilla dhe informacione. Dhe fëmija nuk vjen pikërisht që për herë të parë, të përballet po themi që 3-4 vjeç, kur fillojnë të prishen dhëmbët dhe dentisti të jetë ai gogoli, që e kemi pasur të gjithë.

Enida Petro është e martuar me moderatorin Arian Çani dhe së bashku kanë dy fëmijë. /tvklan.al



Të ngjashme