Bashkësia Islame në Maqedoninë e Veriut kërkon hapjen e xhamive me afat të kufizuar

Bashkësia Islame në Maqedoninë e Veriut kërkon hapjen e xhamive me afat të kufizuar

00:01 22/05/2020

Kreu i PDSH: Të ndiqet shembulli i Turqisë

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka publikuar masat që propozon për Fitër Bajramin. Ata sugjerojnë që namazi i sabahut të falet në shtëpi ndërsa namazi i Bajramit të bëhet në xhami, por të mos zgjasë më shumë se 15 minuta.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja shprehet kundër karantinës 58-orëshe gjatë fundjavës, me arsyetimin se sikurse në Festën e Pashkëve me këto kufizime shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut. Nga ana tjetër, PDSH-ja rekomandon të ndiqet shembulli i Turqisë.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, siç thonë, për shkak të mos respektimit të masave dhe tubimeve familjare, kanë propozuar që ora policore gjatë fundjavës festive të fillojë të shtunën në orën 19:00 dhe të zgjasë deri të martën në orën 05:00 të mëngjesit.Vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 40 raste të reja me COVID-19, shumica në Shkup dhe Tetovë.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo