Reagimi publik që ngjalli akti i të riut fierak Ardimir Murataj që shpëtoi dy të miturat nga tentativa e mbytjes nga e ëma e tyre ka nxitur reagimin e bashkisë së qytetit.

Ai është nderuar nga kryebashkiaku i Fierit me certifikatë mirënjohje për aktin human dhe vlerat qytetare.

Murataj është shpërblyer nga kryebashkiaku Armando Subashi dhe me një vend pune.

I riu ndërhyri kur Rudina Kishta po tentonte të mbyste në lumin Seman dy vajzat e saj binjake, pasi më parë i kishte vendosur zjarrin banesës së bashkëjetuesit të saj.

Tv Klan