Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Sportistët përmetarë më të mirët në vite. Ky është spektakli që ka përcjellë Bashkia e Përmetit dhe qendra kulturore e qytetit në pallatin e sportit. Pas anketimit të opinionit sportiv dhe atij qytetar, në podin e sportistëve më të mirë u ngjitën 12 të tillë. Emblema e sportit përmetar iu dha disa futbollistëve, gjimnazistëve, alpinistëve dhe shahistit, si dhe pas vdekjes, futbollistit Durim Qypi.

Sportistët fitues sollën kujtime dhe emocione nga jeta e tyre. Për nder të këtij aktiviteti ishin ftuar Artisti i Popullit Laver Bariu, këngëtarët Dashnor Diko dhe Redon Makashi, si dhe artistë të humorit Met Bega e Marjana Kondi. Emblemat e sportistëve i ka shpërndarë nënkryetari i parlamentit, kryetari i bashkisë dhe ai  i qarkut. Në këtë ceremoni i është dhënë titulli “Qytetar Nderi i Përmetit” klarinetistit Laver Bariu, akorduar nga Presidenti i Republikës Mejdani./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti