Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Shkodrës do t’i kthehen ngjyrat dhe emri me të cilin shquhej dikur qyteti i madh e i bukur. Do të investohet pas kaq vitesh në pamjen e tij. Bashkia ka vendosur të rikonstruktojë dhe lyej fasadat e ndërtesave kryesore të qytetit.

Si fazë e parë janë përcaktuar pallatet në hyrje të tij, në krye të rrugëve “Vasil Shanto” e “Alqi Kondi”. Për këtë është siguruar fondi fillestar prej 18 milion dollarësh, si bashkëpunim mes bashkisë, këshillit të qarkut dhe korpusit të paqes. Këtu do të përfshihet edhe komuniteti.

“Ideja është që fillimisht me fillu me 6 pallate, 3 pallatet kryesorë që janë në hymje të rrugës së “Xhabiajve” dhe tre pallate të tjerë që vazhdojnë në krahun e majtë të rrugës “Alqi Kondi”. Menojmë se është një iniciativë e mirë,  një iniciativë që duhet të vazhdojë, shpresojmë të këna dhe mbështetjen e organizmave të tjera dhe të komunitetit për ta zgjeru këtë dhe për të fillu ndryshimet”.

Grupi i specialistëve, piktorëve dhe arkitektëve janë mbledhur në bashki dhe kanë diskutuar në lidhje me ngjyrosjen. Për këtë të fundit specialistët kanë hedhur idenë e të mos lyerit me ngjyra të ndezura siç ka ndodhur në kryeqytet. Meqë në qytetin e Shkodrës mbizotërojnë ditët me diell të përdoren ngjyra të çelura./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti