Bashkia e Tiranës 1 mln Dollarë fonde për tërmetin

Bashkia e Tiranës 1 mln Dollarë fonde për tërmetin

16:13 22/09/2019

Veliaj: Do nxjerrim nga arkiva dosjet e pallateve të viteve ’90

1 milion Dollarë është fondi që Bashkia e Tiranës do të vendosë për kapërcimin e situatës nga tërmeti i së shtunës. Gjatë mbledhjes së shtabit të emergjencave dhe Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku i Tiranës tha se një konvikt i Qytetit Studenti do të hapet për banorët, banesat e të cilëve janë dëmtuar e dëmtuar nga tërmeti.

“Ne sot do të kalojmë një fond prej 1 milion Dollarësh të ndarë 80% për qytetin e Tiranës, por në mënyrë simbolike vendimi i parë është për 20% të këtij fondi, pra 200 milionë Lekë që do të shkojnë për qytetin e Durrësit, në ndihmë të koleges sonë atje që ka një sfidë akoma më të madhe, kryebashkiake e re, e fillon mandatin me një sfidë të jashtëzakonshme, me tërmet në qytetin e saj, kështu që do të doja shumë që t’i gjendeshim Valbonës dhe të gjithë vëllezërve dhe motrave në Durrës, sigurisht pastaj edhe duke shpenzuar edhe pjesën më të madhe për nevojat që ka qyteti i Tiranës”.

Më herët, Veliaj tha se për të evidentuar më shpejt dëmet, Bashkia e Tiranës do të nxjerrë nga arkiva dosjet për të gjitha pallatet e ndërtuara në vitet ‘90.

“Do të fillojmë një tjetër operacion në Bashkinë e Tiranës. Do të nxjerrim të gjitha arkivat e pallateve kryesisht të viteve ‘90. Janë ndërtime që kanë ndodhur në vitet e tranzicionit. Nuk kemi pasur probleme me ndërtime solide dhe të kontrolluara, por me ndërtime ku është shtuar edhe ndonjë kat, po është zgjeruar një çikë edhe hapësira. Nuk po i hyj asaj si bëheshin pallatet në vitet ‘90 dhe me çfarë kontrolli, por ajo që do të bëjmë është që do nxjerrim gjithë fashikujt. Qytete të tjera të ngjashme me ne janë rrafshuar nga tërmete të kësaj natyre, por fatmirësisht Tirana kësaj i mbijetoi. Por duke nxjerrë fashikujt, do t’ia bëjmë më të lehtë punën çdo inspektori që do të vijë nga Instituti i Ndërtimit. Aty ku ndërtuesi, konstruktori, arkitekti inxhinieri është gjallë, është në Tiranë, mund të japin një dorë për të proceduar më shpejt gjithë inspektimet”.

Sipas kryebashkiakut Veliaj, situata mbetet më problematike në fshatrat e Tiranës, aty ku shtëpitë janë janë ndërtuar jo në sipërfaqet e duhura, ndërsa ka edhe banesa të vjetra të ndërtuara prej vitesh.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT