Veliaj: Sfidat na treguan sa shumë dashuri dhe mirënjohje ka brenda nesh

Të gjitha qendrat sociale kanë ofruar sot drekën e Krishtlindjes për familjet në nevojë.

Bashkia e Tiranës ka shtruar dreken e krishtlindjes Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu në Qendrën Komunitare “Gonxhe Bojaxhi” te Bregu i Lumit.

Ai uroi qytetarët t’i kalojnë gëzuar festat e fundvitit dhe një vit të ri të mbarë.

Veliaj shprehu mirënjohjen për bizneset apo individët e ndryshëm, të cilët ndonëse nuk e kanë të detyrueshme, gjejnë mundësi dhe kohë që të jenë solidarë me të pamundurit dhe ata në nevojë, siç ishte rasti i emergjencës që krijoi tërmeti i shtatorit dhe ai i nëntorit.

Tv Klan