Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Duket se kompjuterizimi dhe regjistrimi i të gjitha familjeve të varfëra në Tiranë do të ndihmojë sadopak këtë shtresë, e cila nuk ka qenë e evidentuar deri tani në listat e Bashkisë. Pra do të dalin në pah ato familje që për arsye ligjore nuk përfitojnë asistence sociale.

8500 persona janë ata që përfitojnë ndihmë ekonomike nga Bashkia. Mbi 2400 të tjerë janë invalidët që e marrin këtë ndihmë. Ndërsa ata që nuk përfitojnë pavarësisht se janë në gjendje të rëndë ekonomike nuk plotesojnë kushtin ligjor të ardhjes në Tiranë para vitit 91. Ka edhe nga nga ato familje që ndarjet brenda saj i kanë bërë pas vitit 95.

Banorë të pa rregjistruar në listat e gjendjes civile, që rezultojnë me ndërtime me ose pa leje. Edhe ato familje që kanë fëmijët jashtë shtetit do të futen në këtë studim. Një prej qendrave administrative në Tiranë ju jep 750 personave ndihmë ekonomike, ndërkohë që si nevojtarë janë mbi 900 të tjerë. Pra ky është edhe studimi i parë që nxjerr edhe publikon minimumin jetik./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti