Veliaj: Do të mbështesim skuadrën tonë, ta kthejmë në rutinë sjelljen sportive
Kombëtarja olimpike e Shqipërisë do të ketë mbështetjen e Bashkisë së Tiranës përmes disa granteve. Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili priti në një takim përfaqësues të skuadrës olimpike, mes të cilëve kampioni dhe nënkampioni i Europës në mundje, Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev.
“Besoj që kemi treguar që me shumë përkushtim jo vetëm dy yjet që kemi këtu sot që sigurisht janë kampionët e nivelit më të lartë, por fakti që sot kemi në mundje edhe vajzat, që po trajnohen dhe po afrohen te sporti, pavarësisht se në dukje është një sport luftarak; fakti që sot përveç dy çunave janë 22 sportistë të tjerë që trajtohen, do të thotë se të paktën në Tiranë skuadrën tonë të mundjes, që është edhe skuadra jonë olimpike, e kemi sjellë në një nivel që nuk i lë asgjë mangët çdo niveli tjetër europian dhe botëror.”
Kryeqyteti shqiptar do të mirëpresë këtë vit Kongresin Botëror të Mundjes, si dhe dy kampionatet e kësaj disipline, për U-23 dhe për të rritur.
Klan News