Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Vështirë për të qarkulluar nuk e kanë vetëm makinat, por edhe njerëzit në trotuaret e ngushtuar. Tashmë në vazhdën e pastrimit të trotuareve, në fillim nga ambulantët, bashkia në bashkëpunim me policinë e rendit, ka vendosur të heq të gjitha tavolinat dhe karriget e lokaleve, që janë shtrirë përgjatë trotuareve.

Këto tavolina në trotuare duhet të paguanin taksë për vendin e zënë. E megjithëse kërkohet e paguhet një taksë, kjo nuk ndodh për t’u bllokuar ambientet publike. Pas bërjes së një analize, bashkia do të vëzhgojë, se ku është mundësia për të lënë karrige jashtë, duke studiuar dhe lënë të paktën 5 metra trotuar për këmbësorët. Ky vendim zbatohet tani për tani nga policia e rendit, pasi nuk ekziston ende policia bashkiake./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti