Bashkia e Tiranës përgënjeshtron Partinë Demokratike



Bashkia e Tiranës përgënjeshtron Partinë Demokratike

19:50 10/10/2020

Nxjerr në video “Tatjanën” që thotë se quhet “Fatime”

Një ditë pas publikimit të videos nga ana e Partisë Demokratike, Bashkia e Tiranës ka reaguar duke përgënjeshtruar se zonja në video nuk quhet Fatime por Tatjana.

Bashkia e Tiranës e akuzon Lulzim Bashën se e ka kthyer Partinë Demokratike në një fabrikuese të rëndomtë fake news, duke i propozuar kryeqytetasve vetëm një alternativë, atë të shpifjes, mashtrimit dhe të përdorimit të fatkeqësisë së tërmetit.

Sipas Bashkisë së Tiranës, zonja në video quhet Tatjana dhe nuk është pronare për të cilën PD pretendon se nuk është futur në procesin e dëmshpërblimit për t’u riparuar.

“Në video tani është Fatimja, kush del në video, dal unë. Po pse thua jam Fatimja, se nuk është shtëpia ime”.

Ndërkohë, në reagimin zyrtar, Bashkia sqaron se dy zonjat, banore të Njësisë Numër 4, nuk kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e programit të rindërtimit.

Ndërsa selia blu ka publikuar dokumentet e pronares së shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti, Fatime Joca, dhe i kërkon Bashkisë ta regjistrojë për të marrë dëmshpërblimin.

Tv Klan




Të ngjashme