Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shërbimet publike dhe cilat janë rrugët e përmirësimit të tyre. Këto janë diskutuar nga anëtar të këshillit bashkiak dhe drejtor të ndryshëm të bashkive në tryezën debat rreth rolit aktual të Bashkisë në sigurimin e shërbimit të qytetarëve. Ecuri në procesin e decentralizimit, transparencës, informimit të publikut dhe tërheqjen e tij në procesin e vendim-marrjes lokale.

Procedura dhe sanksione të përshtatshme duhet të ekzistojnë lidhur me sjelljen e keqe. Sektori i informimit publik i krijuar një vit më parë e koncepton punën e tij duke qenë vetë qytetar që përballet me probleme të shumta që kërkojnë zgjidhje me punën dhe kompetencat e pushtetit lokal.

Organizatorja e këtij takimi qendra shqiptare për kërkime ekonomike është e mendimit se megjithëse qeveritë kanë mjedise të ndryshme kulturore, politike dhe administrative edhe ato shpesh përballen me sfida etike, ndaj më shumë etikë në informimin publik./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti