Bashkia e Tiranës vijon të shpërndajë ndihma për banorët e prekur nga tërmeti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua vullnetarëve dhe shpërndau ndihma në njësinë administrative Zall-Herr.

“Vërtet ra tërmet, por as nuk na kapi paniku, as nuk e humbëm rrugën për të ndihmuar njëri-tjetrin. Fakti që kemi ardhur me ndihma edhe njësinë më të largët të Tiranës, do të thotë që e kemi me shumë merak, që të gjithë të ndihmohen”.

Shpërndarja e ushqimeve dhe ndihmave do të bëhet sipas prioritetit që ka çdo familje.

“Një që nuk ka nevojë, që nuk i është prishur shtëpia, që thotë meqë u hap thesi po përfitoj, praktikisht po ia heq një njeriu që realisht ka nevojë. Kështu që, do të doja që këtë kod ta respektojmë. Kemi ndihma për të gjithë, as ka nevojë për t’u shtyrë, as për t’u nxituar, as me ia heq tjetrit prej dore“.

Për të gjitha familjet të cilat kanë banesa të dëmtuara, Bashkia e Tiranës po ngre çadra dhe ka nisur nga puna për rindërtimin e tyre.

Tv Klan