385 familje nuk do të paguajnë për Marsin dhe Prillin

Të gjithë familjet që jetojnë në banesat sociale të Bashkisë së Tiranës nuk do të paguajnë qiranë për muajin Mars dhe Prill. Vendimin i marrë nga Këshilli Bashkiak gjatë mbledhjes së zhvilluar online, u bë i ditur nga Kryebashkiaku Veliaj.

Duke iu referuar situatës ku shumica e bizneseve të vogla kanë qëndruar të mbyllura, kryebashkiaku apeloi që edhe personat që kanë banesa me qira të bëhen më tolerantë në këtë situatë.

Prej disa ditësh, Bashkia e Tiranës po shpërndan edhe ndihma ushqimore për të moshuarit dhe familjet në nevojë.

Tv Klan