Bashkia heq kioskat nga shkollat

Bashkia heq kioskat nga shkollat

17:15 09/09/2019

“Produktet që tregtojnë, të pasigurta”

Asnjë kioskë që tregton produkte ushqimore nuk do të lejohet të tregtojë në afërsi të shkollave në Durrës. Nisur nga rastet e helmimeve në vitet e fundit, bashkia e Durrësit ka vendosur t’i largojë ato nga institucionet arsimore.

Vendimi është shoqëruar me një njoftim që është ngjitur në këto kioska, për tu pasuar me pas nga aksioni për heqjen e tyre.

Pas procedurave ligjore, do të organizohet një aksion për lirimin e këtyre hapësirave publike në këtë prag fillimi të vitit të ri shkollor. Shumë fëmijë janë helmuar për shkak të tregtimit të produkteve të skaduara apo mbajtjes së ushqimeve të shpejta në kushte jo të përshtatshme.

Për të tilla aktivitete është ngritur zëri disa herë, duke kërkuar kontrolle më të shpeshta ndaj këtyre subjekteve. Por deri më sot, masat kanë qenë sporadike, duke mos bërë asgjë për garantimin e sigurisë së nxënësve.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT