Veliaj: Asnjë i moshuar nuk ka arsye të dalë

Shëngjergji ishte ndalesa e radhës e kryebashkiakut Veliaj për të shpërndarë ndihma ushqimore dhe medikamente.

Përfituesit ishin familje në nevojë dhe të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Teksa i siguroi se ndihma ushqimore nuk do t’u mungojë gjatë periudhës së pandemisë Veliaj theksoi se edhe masat e marra nga qeveria janë arsye të mjaftueshme qe pensionistet te mos dalin nga banesa.

 “Kjo është një gjë shumë e mirë sepse njerëzit dilnin jashtë ose për të marrë pensionin, ose për të paguar ujë e drita. Tani kamatat u hoqën, pagesat u shtynë, pensioni të vjen në shtëpi. Pra, janë eliminuar 3 arsye kryesore pse dilte një i moshuar nga shtëpia”.

Kreu i Bashkisë shtoi se nëse do të ruhet kjo disiplinë e qytetarëve për të qëndruar në shtëpi, situata mund të menaxhohet dhe kalohet më shpejt.

 “Po të vazhdojmë me këtë lloj disipline, do e kalojmë edhe më herët se të tjerët. Në Amerikë tani po bën namin sepse janë 50 shtete; çfarë bën Neë York-u, nuk bën Florida e me radhë. Por, edhe atje si këtu, kush ka qenë strikt e ka menaxhuar, kush e ka marrë me humor e gallatë është penalizuar. Por janë jetë njerëzish”.

Bashkia e Tiranës ka ngritur grupe për të  evidentuar dhe shpërndajnë  ndihma për familjet në nevojë.

Tv Klan