200 lekë në ditë për çdo të ardhur nga Kosova. Menjëherë pas urdhrit të përbashkët që kanë nxjerrë Ministri i Pushtetit Lokal Arben Demeti dhe Ministria e Financave për caktimin e kuotës ushqimore për trajtimin e të ardhurve nga Kosova, Bashkia mbledh kryetarët e njësive administrative për zbërthimin dhe zbatimin e këtij urdhëri.

Kjo kuotë do perdoret vetëm për fondet që janë vënë në dispozicion pushtetit vendor tek ata persona që nuk përfitojnë ndihma nga organizata joqeveritare. Kryetari i Bashkisë ose i Komunës mbi bazën e listave të personave të regjistruar, nxjerr urdhrin për trajtimin me ushqim.

Pas nënshkrimit nga kryetarët e njësive administrative të listës së pagesës këto do t’i kalojnë Bashkisë ku do ngrihet një grup kontrolli edhe në Prefekturë. Shpërndarja e parave do të organizohet nga Banka e Kursimeve ku kryefamiljarët e familjeve pritëse paraqiten me dokumentin e identitetit./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti