Bozdo per hapesiren publikeNënkryetari i Bashkisë së Tiranës i ka bërë sërish thirrje kryeministrit Rama, që të lejojë ndërtimin e terminalit multimodal dhe tramit në kryeqytet.

Menjëherë pas takimit me kompaninë kanadeze “Bombardier” e cila ka shfaqur interes për realizimin e këtyre projekteve, Bozdo i ka kërkuar kryeministrit që t’i japë fund luftës politike.

Në përgjigje të interesit të medias, mbi vendimin e qeverisë për kthimin në pedonal të sheshit “Nënë Tereza”, Bozdo sqaroi se kjo është kompetencë e qeverisjes vendore.

Edhe pse kthimi në pedonal të sheshit “Nënë Tereza” është pjesë e e projektit të Bashkisë, Bozdo e ka quajtur të nxituar vendimin, pasi sipas tij ndalimi i parkimit do të duhet të merrej pas ndërtimit të terminalit.

Tv Klan