Veliaj: Adopto një gjysh/gjyshe për t’i ndihmuar

Familjet në nevojë dhe të moshuarit që banojnë në njësinë numër 1 në kryeqytet janë ndihmuar nga Bashkia e Tiranës me pako ushqimore. Ekipeve të shpërndarjes iu bashkua edhe Kryebashkiaku Veliaj.

“Sot filluam mbledhjen masive te ushqimeve, që të përgatitemi për disa muaj, largqoftë, nuk na duhen. Por, nëse na duhen, të paktën t’i kemi”.

Edhe në këtë situatë, Kryebashkiaku ka apeluar që të gjithë qytetarët të jenë kontribuues. Ai ftoi të rinjtë, që të adoptojnë një person të moshuar këtë periudhë, për ta ndihmuar me ilaçet apo blerjen e ushqimeve.

“Na duhet të një lloj patronazhimi për çdo familje; mund t’i ketë nevojat ushqimore të plotësuara, por një telefon e do përditë. E pyet: Ushqime të sollëm dje, por si je me shëndet, me tensionin, po temperaturë ke? Sidomos për të moshuarit, që janë vetëm. Ndryshe është e pamundur, vetëm sot call-centeri ynë ka pasur 1700 telefonata””.

Bashkia e Tiranës ka marrë marrë masat edhe për komunitetin rom, edhe për ato familje që jetojnë tek banesat sociale duke dezifektuar ambientin dhe ndihmuar me pako ushqimore.

Tv Klan