Veliaj: Jemi afër objektivit për 100 mijë pemë te reja

100 pemë të reja i janë shtuar këtë të martë Parkut të Liqenit Artificial.

Gjatë mbjelljes së pemëve, Kryebashkiaku Veliaj shprehu besimin se Bashkia e Tiranës këtë vit do të arrijë të mbjellë 100 mijë pemë të reja, ku një vëmendje e posaçme i është kushtuar lumit të Tiranës dhe zonës së Farkës.

Veliaj zgjodhi këtë moment për të bërë me dije se Akademia e Arteve do të trefishojë hapësirat e saj, duke ofruar kushte më të mira për të rinjtë që studiojnë Muzikë, Arte të Bukura dhe Art Skenik.

Me kërkesë të Kryeministrit, Bashkia do të udhëheqë projektin për pjesën shtesë të Akademisë së Arteve.

Tv Klan