Kreret e Bashkisë përçahen për listat e zgjedhjeve, të cilat duhen të dorëzohen në kohë në KQZ. Këta lista hartohen nën përgjegjësinë e kryetarit dhe sekretarit të bashkisë ndërsa për ndjekjen e procesit të votimit, krijohet komisioni i tij ku përveç kryetarit dhe sekretarit janë dhe dy anëtarë të Këshillit Bashkiak të cilët i përkasin dy forcave më të mëdha politike. Pavarësisht kohës së shkurtër, kryetari Brojka është i gatshëm t’i dorëzojë në kohë pasi i ka firmosur të gjitha, por në fletën e regjistrimit nuk ka denjuar të hedhë firmën e tij sekretari. Sipas rregullores listat duhet të votohen 15 ditë përpara votimit që do të thotë se sot është afati i fundit. Nuk dihet ende nëse qeveria do t’a suportojë vonesën e dorëzimit të listave.

Pamje Bashkia Tiranë, listat e zgjedhjeve./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti