Bashkia e Tiranës mblidhet për të diskutuar rreth procedurave të përgatitjes së referendumit të Kushtetutës. Debati u përqëndrua rreth regjistrimit të emigrantëve. Mes të pranishmëve kishte debate rreth kësaj çështjeje pasi sipas tyre mungon një institucion për këtë kategori të shtetasve që u përcakton statusin.  Sipas tyre gjëja e parë që do të bëhet është verifikimi i duhur në zyrat e gjendjes civile dhe më pas të nisin procedurat për regjistrimin e votuesve. Ndër të tjera funksionarët e Bashkisë kërkuan lëvrimin urgjent të fondeve në mënyrë që procesi i regjistrimit të vazhdojë pa probleme. Në mbledhje ishin të pranishëm Prefektja e Tiranës Makbule Çeço dhe Ministri i Pushtetit Lokal Arben Dehmeti.

Pamje nga mbledhja në Bashkinë Tiranë, Prefektja Makbule Çeço. Ministri Arben Dehmeti./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti