Tirana do të ketë energji elektrike pa ndërprerje, të paktën gjatë festave të vitit të ri. Ndërmarrja e Ndriçimit Publik ka premtuar se ka marrë të gjitha masat që në natën e vitit të Ri në vendet publike të mos mungojë energjia elektrike. Kjo ndërmarrje ka marrë përsipër që të gjitha sheshet kryesore apo bulevardet të kenë ndriçim gjatë gjithë kohës.

Por punonjësit e kësaj ndërmarrjeje pohojnë se ndriçimi gjatë gjithë ditës do të jetë vetëm gjatë ditëve dhe netëve kur të festohet ndërrimi i vitit. Për këtë qëllim Ndërmarrja e Ndriçimit Publik në shtyllat ku ndodhen llampat ndriçuese ka shtuar dhe prozhektorët të cilët do të shtojnë më tepër ndriçimin. Vënia e këtyre prozhektorëve dhe ndriçimi pa ndërprerje është një provë e madhe që Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër për ndriçimin sa më normal gjatë festave të fundvitit./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj