Në Bashkinë e Tiranës janë të regjistruar mbi 10 mijë familje të cilët nuk kanë një strehë. Bashkiakët edhe pse kanë kryer regjistrimet nuk kanë mundur të përmirësojnë gjendjen e tyre. Familjet e pastreha në Tiranë i kanë shtuar dhe një vit historisë së tyre plot halle. Gjatë këtij viti, drejtuesit e Bashkisë sqaruan se është shtuar së tepërmi numri i të pastrehëve.

Kohët e fundit, qeveria pati premtuar se situata do të përmirësohej. Do të ndërtoheshin disa pallate për të pastrehët, viktima të fajdeve por dhe të tjerë. Për këtë qeveria greke premtoi një fond të veçantë. Janë disa dhjetëra miliona lekë që qeveria shqiptare përfitoi nga kredia greke.

Por ky fond nuk arriti kurrë në financat e bashkisë e cila ka mbi shpinë sistemimin e këtyre të pastrehëve. Edhe ky vit po ikën por për shkak të moskokëçarjeve, ndërtimi i pallateve për të pastrehët nuk u bë. Ndaj për ta nuk mbetet tjetër vetem se të rregullojnë “kasollet” e tyre apo t’i ruhen lagështirës së bodrumeve ku jetojnë aktualisht./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj