“4 të burgosurit të Krujës njëri prej të cilit mik i Zani Çaushit, janë liruar nga qeveria.” Kështu akuzoi sot Bashkimi për Demokracinë në një konferencë shtypi. Sipas Hajdarit, burgu në të cilin ndodheshin ka tre rrethime dhe dyfishin e personelit të një burgu të zakonshëm, kështu që është e pamundur arratisja.

Hajdari tha sot në konferencën për shtyp se është vetë qeveria ajo që do
të zhdukë gjurmët të implikimeve të saj të vjetshme me kriminelët. Bashkimi për Demokraci akuzoi se 4 të arratisurit nga burgu i Krujës kanë vrarë dhe kanë thyer banka, por sipas tyre e kanë bërë me urdhër të qeveritarëve të sotëm. Me tone të ashpra Hajdari sulmoi qeverinë si bashkëpunëtore me krimin kontrabandën dhe korrupsionin./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo