Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për regjistrimin në garën e 30 Qershorit të partisë Bindja Demokratike.

Në padi kërkohet shfuqizimi i këtij vendimi dhe çregjistrimi i Bindjes Demokratike, me argumentin se kjo forcë politike është regjistruar në KQZ në mënyrë të paligjshme, pa marrë më parë formë të prerë vërtetimi i gjykatës.

Por Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, thotë se pas partisë fantazmë qëndron Lulzim Basha.

Sipas Patozit, Basha është angazhuar seriozisht në betejën kundër Bindjes Demokratike, duke u përpjekur ta pengojë atë që të marrë pjesë në zgjedhje.

“Ndërkohë që për të gjithë demokratët shqiptarë

– vijon deklaratën Patozi –

kundërshtar mbetet Edi Rama dhe qeveria e tij, për Lulzim Bashën kundërshtar është Bindja Demokratike, pasi, me sa duket, atë e shikon si rrezik për karriken e tij”.

Tv Klan