Pasaportat e reja në Britani po lëshohen pa “Bashkimin Europian” në kopertinë, përkundër vonesës për marrëveshjen e daljes nga BE-ja, që ishte planifikuar të ndodhte në fund të muajit mars.

Pasaportat e reja u shfaqën nga 30 Marsi, një ditë pasi Britania planifikohej të largohej nga blloku.

Pasaportat ngjyrë kaltër, pritet të lëshohen nga fundi i vitit. Susan Hindle Barone, që ka pranuar pasaportën e saj të re të premten, tha për agjencinë e lajmeve AP se dizajni i pasaportës, sipas saj, nuk duhet të ndryshojë derisa Britania është ende pjesë e BE-së.

Ndryshimi i dizajnit të pasaportave britanike ka ardhur pasi pritjeve se largimi nga BE-ja do të ndodhë sic ishte planifikuar. Një zyrtare e Ministrisë së Brendshme, deklaroi se pasaportat me mbishkrimin “Bashkimi Evropian” do të vazhdojnë të lëshohen edhe për një periudhe të shkurtë.

Kryeministrja britanike, Theresa May i ka kërkuar Bashkimit Europian shtyrje të datës për Brexit deri më 30 qershor.

Aktualisht Britania pritet të largohet nga BE-ja më 12 prill, ndonëse ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje në Britani për këtë çështje./REL