Një deklaratë e fortë ka qenë ajo e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, mbrëmjen e kësaj të shtune në Tv Klan.

I pyetur nga moderatori i emisionit Ermal Mamaqi se nëse bashkohet Shqipëria dhe Kosova, kush do ta japë dorëheqjen Haradinaj apo Rama, kryeministri i Kosovës, tha, se është ai që do të hiqte dorë nga posti i tij.

Ermal Mamaqi:

Nëse bashkohet Shqipëria dhe Kosova, kush do ta japë dorëheqjen ti apo Rama?

Ramush Haradinaj:

E jap unë…

Ermal Mamaqi:

Ky është një gjest bujarie

/tvklan.al