sindikata furgonDrejtuesit e furgonëve taksi janë të vendosur në kërkesat e tyre. Në takim e këshillit kombëtar të bashkimit të sindikatave që u mbajt në Elbasan, drejtues të furgonëvë 8+1 nga e gjithë Shqipëria, i bënë apel qeverisë të rishikojë vendimin që u mundëson atyre shërbimin edhe në transportin ndërqytetas.

Kryetari i Sindikatave të pavarura të Shqipërisë Gëzim Kalaja duke analizuar punën e furgonëvë në vite, u shpreh se ata kanë qënë në shërbim të qytetarëve prej 20 vjetesh. Ai i kërkoi kryeministrit të mendojë për  20 mijë drejtuesit  furgonëve që nëse do tu hiqej kjo mundësi do të duhet të punësohen me tej nga qeveria.

Deputeti i Partisë Demokratike  Luciano Boci , në emër të kryetarit të Partisë Demokratike,  Lulzim Basha garantoi  mbështeje për drejtuesit e furgoneve taksi.

Të mërkurën sindikatat e pavarura do të  zhvillojnë një takim me ministrin e Transporteve Edmond Haxhinasto, të cilit do t’i parashtrojnë kërkesat e tyre. Në ras të një mosdakordësimi me qeverinë drejtuesit e furgonëve janë shprehur se do të përshkallëzojnë protestën e tyre.