Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, së bashku me përfaqësuesin e Sindikatës së Kosovës vëzhgojnë me shqetësim situatën e luftës dhe ngjarjet dramatike në Kosovë. Pa qenë kurrë kundër dialogut dhe paqes ata kërkojnë të parandalojnë elementët e kompromisit midis të mëdhenjëve në dëm të interesave të popullit kosovarë.

Por kjo mbledhje e kryetarit Xhevdet Lubani për çështjen kombëtare nuk do të linte jashtë problemet që kjo sindikatë has përditë. Mbetet ende çështja e godinës. Sipas tyre Fatmir Musaku ka keq shpërdoruar pasuritë, ndaj kërkojnë përcjelljen në prokurori të përfundimeve të KLSH lidhur me këtë aktivitet financiar.

Marrëdhëniet me qeverinë nuk i konsiderojnë të mira. Ndaj qeveria duhet të ulet patjetër në dialog me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti