Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, sindikalistët pro Fatmir Musakut (11 Nëntor 1998)

Posta

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, sindikalistët pro Fatmir Musakut (11 Nëntor 1998)

15:39 11/11/1998

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura me kryetar Fatmir Musakun, kanë shprehur sot qëndrimin e tyre ndaj asaj që ata e cilësojnë padrejtësi kundrejt kryetarit të tyre i cili akuzohet për vrasjen e kryesindikalistit Astrit Balluku. Për krahun e Musakut, qëndrimi që po mbahet për Xhevdet Lubanin është favorizues dhe për këtë palë, Lubani është ai që krijoi krimin,për arsyen  e mbulimit të vjedhjeve që janë bërë në insitucion. Një lumë akuzash janë hedhur nga krahu i Musakut për Lubanin i cili sipas tyre përfiton nga indiferentizmi i pushtetarëve. Ky bashkim sindikatash të pavarura kërkon drejtësi, të kontrollohen të dy palët si Lubani ashtu dhe Musaku, dhe në fund të gjendet e drejta dhe e vërteta.

Pamje sindikalistët konferencë shtypi./tvklan.al

Gazetare :Holta Zhiti


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT