Kryetari i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat Teodor Laço ka folur rreth gazetarisë shqiptare dhe pozicionin e saj në raste krizash. Sipas tij është e natyrshme që gazetarët të jenë pro apo kundër qeverisë por në asnjë mënyrë të mos shtrembërojnë faktet. Laço shtoi gjithashtu se gazetarisë shqiptare i mungon një frymë kombëtare në raportimet e veta që vjen nga indiferenca ose nga mosdija.

Pamje  Partia Bashkimi Liberal kryetari Teodor Laço konferencë shtypi për gazetarinë./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo