Bashkimi për Demokraci – (11 Qershor 1999)

Bashkimi për Demokraci – (11 Qershor 1999)

09:10 11/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Fitore të rëndësishme të Natos dhe komunitetit ndërkombëtar ndaj diktaturës komuniste të Millosheviçit, kështu e kanë quajtur Bashkimi për Demokraci, rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për pushimin e luftimit dhe vendosjen e paqes në Kosovë.

Implementimi i rezolutës së OKB tashmë merr rëndësi vendimtare edhe për faktin se Millosheviçi mund të krijojë implikime të reja. Por ky bashkim demokrat shpreh shqetësim për vendosjen e trupave ruse në territor. Megjithatë pjesmarrja e Natos mund të mënjanoj çdogjë.

Sipas tyre veprimi i zonjës Ollbrajt ishte një goditje edhe për Tiranën zyrtare e cila çdo ditë gjeneron mosmarrveshje midis faktorëve politik e ushtrarak të Kosovës. Zef Bushati ka deklaruar se lufta nuk mbaroi, ajo tani ka filluar. Ndërsa sipas Teodor Laços procesi vërtet do të shkoj në favor të paqes por ky proces nuk do të jetë i shpejtë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti

Të ngjashme

Grupi

Kallezo