Nesër këshilli kombëtar i demokratëve do të vendosë për vazhdimin e mitingjeve në të gjitha rrethet e vendit. Për herë të parë në këtë mbledhje demokratët kanë ftuar dhe kandidatët dhe kryetarët e komunave dhe bashkive të zgjedhur me 1 tetor, përfaqësues të Bashkimit për Demokraci.

Në marrëveshjen paraelektorale, Partia Demokratike kishte premtuar ndarjen e rezultatit me aleatët e saj ndërsa tani po bashkëpunohet për denoncimin e manipulimeve. Ndërkohë Bashkimi për Demokraci ka denoncuar dhunën policore nsaj protestuesve të opozitës./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame