Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Bashkimi për Demokraci ka kërkuar sot në një konferencë për shtyp zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri. Edhe pse kjo kërkesë është bërë dhe është përsëritur prej disa kohësh sipas liderve të këtij grupimi pikërisht tani që ka përfunduar Kongresi i PD, do të fillojnë hapat konkret për të arritur tek zgjedhjet e reja.

Grupimi Bashkimi për Demokraci ka protestuar sot ndaj mbajtjes në burg të të akuzuarve të 14 Shtatorit, që tashmë ju rrezikohet jeta në grevën e urisë. Ky grupim e konsideron këtë si shkeljen më flagrante të së drejtës njerëzore.

Drejtuesit e Bashkimit për Demokraci kanë kostatuar se realisht në Shqipëri nuk ka më drejtësi, pasi jeta e grevistëve të urisë është në rrezik dhe prokurorët dhe gjykatësit vazhdojnë të përdorin akuza dhe justifikime të pa baza. Ndërkohë një ditë para Kongresit të PS, lider të këtij grupimi janë shprehur se në këtë Kongres nuk do të dalë asgjë e re që të mundësoj daljen e vendit nga kriza./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti