Bashkimi për Demokraci konferencë shtypi (30 Prill 1999)

Bashkimi për Demokraci konferencë shtypi (30 Prill 1999)

13:08 30/04/1999

Bashkimi për Demokraci ka mbështetur sot idenë e bashkimit të gjithë faktorit shqiptar. Në një konferencë për shtyp lideret e këtij grupimi kanë vlerësuar pozitivisht qëndrimin e Qeverisë Shqiptare për të ardhurit nga Kosova dhe bashkëpunimin e saj me NATO-n.

Por sipas tyre në këto momente Qeveria duhet të ndërhyjë për lirimin e të akuzuarve të 14 Shtatorit dhe liderit legalist Ekrem Spahia. Ata u shprehën se do të tingëllonin false deklaratat e përfaqësuesve të Qeverisë për bashkëpunimin e faktorit politik e ushtarak në Kosovë, sepse vetë Qeveria mban qëndrim përçarës ndaj subjekteve politike shqiptare./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

Të ngjashme

Grupi

Kallezo