Në konferencën e rradhës, Bashkimi për Demokraci e ka mbështetur rekomandimin e paraqitur në Strasburg të kryetarit të radhës së Këshillit Europian për një zgjidhje politike të krizës në Shqipëri. Partitë e tjera duke iu drejtuar presidentit, dënojnë çdo akt dhune dhe mbeten tek realizimi i kërkesave me mjete paqësore.  Ky bashkim demokrat konstaton se në raportin e mbajtur nga kryetari i rradhës injorohet fakti se Shqipëria sot është vendi i burgosjeve dhe i vrasjeve politike. Në këtë raport nuk është përmendur dhunimi nga qeveria i marrëveshjes së 9 marsit si dhe arrestimi i 6 ish-funksionarëve me akuzën më absurde. Mospërmëndja në këtë raport si vrasja e Azem Hajdarit si dhe mos dënimi i aktit terrorist, do të thotë se kryetari i rradhës nuk kontribuon në qetësi dhe në stabilitet. Përsa i përket arrestimit të dy gazetarëve, Bashkimi për Demokraci mendon se shteti ka arrestuar pikërisht ata që e mbrojtën dhe jo ata që e braktisën.

Pamje Partia Demokratike konferencë, Ridvan Bode, Arian Starova./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti