Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kontrolli i Shtetit ka futur sot në sherr partitë aleale të Bashkimit për Demokraci. Ballistët e Selfos pretendojnë se Mustafa Kërcuku është njeriu i tyre ndërsa demokratët kërkojnë që të marrin drejtimin e këtij institucioni. Selfo ka deklaruar se ishin vetë demokratët që nuk propozuan në parlament kandidatin e tyre për postin e kreut të Kontrollit të Shtetit.

Kryetari i Bashkimit Liberal Teodor Laço ka theksuar se Kontrolli i Shtetit me Kushtetutën dhe ligjet e reja është i depolitizuar ndaj ballisti Kërçuku dhe socialisti Kraja duhet të japin dorëheqjen. Partitë aleate të Berishës e kanë pritur me rezerva takimin e sotëm zyrtar të Kryeministrit Meta në selinë e demokristianëve të Zef Bushatit.

Laço, Paloka, Ndreu, Selfo dhe Kollçaku kanë refuzuar pjesmarrjen në komisionet qeveritare për luftën antikorrupsion duke propozuar krijimin e një komisioni parlamentar. Ata kanë denoncuar vjedhjen e të ardhurave nga taksat e qytetarëve që sipas tyre kryhet nga partia në pushtet./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame