Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Grupimi politik Bashkimi per Demokraci ka kontestuar ashpër Qeverinë e re që do drejtohet nga Ilir Meta. Sipas liderëve të këtij grupimi, pranimi i këtij posti nga Meta i cili deklaroi dorëheqjen e tij në rast të fitores së Nanos, dëshmon jo vetëm për kulisat e errta prapa kurrizit të Majkos, por edhe për praktikat e elitës së PS ku bëjnë të kundërtën e asaj që thonë.

Për Bashkimin për Demokraci kjo nuk është gjë tjetër veçe një lëvizje demagogjike që kërkon të fsheh dështimin e qeverisjes së PS dhe të aleatëve të saj. Vetëm korrupsioni do të ishte argumenti i mjaftueshëm ka nënvizuar krerët e këtij grupimi për ti prerë rrugën kësaj qeverisje të dështuar.  

Bashkimi për Demokraci sot ka përcaktuar si të vetmen alternativë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohëshme. Ky grupim ka shprehur vendosmërinë për të arritur ndryshimin e raporteve politike në Shqipëri duke nisur që nga debatet në kuvend e deri tek mitingjet në të gjithë vendin./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego