Të djathtët takohen me studentët e grevës së urisë. Në orët e para të ditës, një grup përfaqësuesish të lartë të Bashkimit për Demokraci dhe të së Djathtës së Bashkuar kanë dëgjuar në një nga ambientët e grevës së urisë të gjitha kërkesat dhe pretendimet e mbi 100 të ngujuarve.

Ata pasi kanë mbështetur të gjithë pretendimet studentore e kanë quajtur të arsyeshme kërkesën e grevistëve për dialog me qeverinë. Në fund të takimit ata kanë vendosur që një grup prej përfaqësueve të së djathtës të organizonte një takim me ministrin e Shëndetësisë Solis për marrjen e masave shëndetësore në ndihmë të studentëve me probleme.

Po sot në konferencat për shtyp të Partisë së Legalitetit dhe asaj të Ballit Kombëtar është shprehur qartas mbështetja për studentët. Gjithashtu i është kërkuar qeverisë që të heqë dorë nga lojërat me deklarata dhe ulja në bisedime me gjetjen e konsensusit./tvklan.al