Haxhiu në ‘Opinion’ për ftesën e Ramës: Gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë vendit

Ftesa e kryeministrit Edi Rama drejtuar Lulzim Bashës për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 Prillit, solli jo pak reagime në radhët e politikës shqiptare, ndërsa analistët janë të ndarë në qëndrime. I ftuar në emisionin “Opinion”, Baton Haxhiu e sheh ftesën e kryesocialistit si një sinjal pozitiv drejt stabilitetit të vendit.

“Është gjëja më e mirë për Shqipërinë realisht. Për herë të parë Shqipërisë i duhet ikja nga armiqësia dhe kthimi nga stabiliteti. Ky kthim nga stabiliteti është vetëm nëse dy partitë e mëdha bëhen bashkë për të arritur disa qëllime”, tha Baton Haxhiu.

Për Preç Zogajn ftesa e kryeministrit ndaj Lulzim Bashës lë vendin pa opozitë, por nëse bashkimi bëhet për një të mirë kombëtare siç është hapja e negociatave, Zogaj nuk ka asnjë kundërshtim.

“Vendi ka nevojë për qeveri dhe për opozitë. Për integrimin duhet të sillet edhe opozita si qeveri, për pronat si qeveri, për vazhdimin e investimeve njëlloj, për Reformën në Drejtësi. Duhet që palët mos ta konsiderojnë veten njëra në opozitë dhe njëra në qeveri”, u shpreh Zogaj.

10 ditë para zgjedhjeve kryeministri Rama i drejtoi një ftesë publike për bashkëpunim kryedemokratit, i cili vetëm disa orë pas ftesës refuzoi publikisht të nënshkruante një 17 Maj të dytë.

Klan News