Bashkohen reperët, Jay Z dhe Kanye West do të nisin një tur botëror

Bashkohen reperët, Jay Z dhe Kanye West do të nisin një tur botëror

22:36 01/04/2018

Dy reperët më të famshëm amerikanë Jay Z dhe Kanye West, rikthehen sërish së bashku. Ata kanë njoftuar fansat se do të mbajnë koncertin “Watch the throne 2” në vitin 2020.

Por merita e bashkimit të dy artistëve, i shkon kreut të kompanisë Space X, Elon Musk. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se ka bindur West dhe Jay Z se organizimi i këtij koncerti do të jetë përgjegjësia e tij, pasi ai është një nga fansat më të mëdhenj të të dy artistëve amerikanë. Ka qenë pikërisht Elon Musk ai që ka bashkuar dy reperët pasi ata prej vitesh kishin ftohur marrëdhëniet. Priten që biletat në turnin e tyre të jenë tepër të shtrenjta.

Në të kaluarën, dy reperët kanë mbajtur koncerte shumë të sukseshme në mbarë botën, duke u kthyer në dy nga artistët më të suksesshëm në zhanërin e tyre. Një nga këngët hit të tyre është No church in the wild.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT