Franca në finale falë një pike, eliminohet Sllovenia e Doncic

Mjafton një pikë më shumë dhe një ndërhyrje shpëtimtare në limite për të qënë në garë të plotë për medalje ari në Lojërat Olimpike të Tokio 2020. Franca i është falur aftësive të jashtëzakonshme të kapitenit Nikolas Batum për të prerë biletën për në finalen e basketbollit për meshkuj.

Kombëtarja e “Gjelave” mposhti me rezultatin e ngushtë 90-89 Slloveninë e yllit të NBA-së amerikane, Luka Doncic. E udhëhequr nga De Kolo me 25 pikë dhe Fournier me 23, Franca arriti që të thyente rivalët për të kaluar në raundin final të turneut.

Nga ana tjetër, Doncic kontribuoi me 16 pikë, 10 ribaund e 18 asiste. Statistika që nuk vlenë për Slloveninë, teksa Franca do të sfidojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë të shtunë në garë për fitimin e medaljes së artë. Sfida e medaljes së bronztë do të diskutohet mes Australisë dhe Sllovenisë.

Klan News