Kombëtarja vuan mungesën e ndeshjeve

Në dy ndeshjet ndërkombëtare ndaj Portugalisë dhe Bjellorusisë kombëtarja e basketbollit vuajti, pavarësisht lojërave të mira dhe impenjimit maksimal. Humbjet e kuqezinjve ishin thuajse të parashikueshme.

Absurditeti në Shqipëri vazhdon, lojtarët që prej Marsit nuk luajnë asnjë ndeshje dhe kjo ka impakt negativ sepse sportin po e le një javë të lë një muaj. Shumica e lojtarëve janë nga kampionati kombëtar”.

Portugalia ishte rivali ndaj të cilit mund të fitohej por sipas Bilalit, llogaritë në fushë dolën ndryshe.

U vu re përgatitja e lojtarëve ndikoi në minutat e fundit për 2 minuta kaloj Portugalia 16 pikë para”.

Respektimi i rregullave anti-covid për sportet në salla të mbyllura po dëmtojnë basketbollin.

Lojtarët po shikojnë të shkojnë në Kosovë dhe Maqedoni sepse Shqipëria është i vetmi vend në rajon dhe Evropë që nuk luhet basketboll”.

Teksa e ardhmja për basketbollin duket e zymtë, Afrim Bilali ngre disa akuza në formë pyetjesh

Duket që nuk ka dritë në fund të tunelit, pse basketbolli qenka i rrezikshëm pse lokalet nuk janë të rrezikshme pishinat e mbyllura nuk janë të rrezikshme qendrat tregtare nuk janë të rrezikshme”.

Në pak ditë grumbullim në Shqipëri dhe Portugali, kombëtarja e basketbollit iu nënshtrua 3 herë tamponit dhe të gjithë lojtarët rezultuan negative. Pas pak muajsh kuqezinjtë e koshit do të përfaqësojnë sërish Shqipërinë por pa stërvitje dhe ndeshje, gjendja e lojtarëve nuk do të jetë e mirë.

Tv Klan