Partizani: Gati çdo formulë

Partizani është një prej skuadrave të Superligës së Basketbollit Shqiptar që kërkon që verdiktet e kampionatit të vendosen në parket. Trajneri Arben Fagu është dakord që të aplikohet çdo formulë e mundshme.

“Të vazhdojë ku ka mbetur, të vijojë me sistem grumbullimit. Ose le të organizohet me 8 skuadra play off-i ndryshe nga vendet e tjera”, tha Arben Fagu, trajner i Partizani Basket.

Trajneri Fagu nuk ndjehet mirë nëse përballë do të kishte skuadrat e tjera jo të plota pasi lojtarët e tyre jetojnë jashtë Shqipërisë.

“Nuk e kutpoj pse skuadrat pjesëmarrëse janë me 80% të lojtarëve të huaj. Është zgjedhje e tyre, ego e tyre, por do isha dakord në zgjidhjen më të mirë që do bëhej në mbylljen e kampionatit”, tha Fagu.

Nëse sezoni i basketbollit do të rinisë, Partizani i tij është një prej skuadrave favorite për në play off, por Arben Fagu një prej emrave më të spikatur të historisë së basketbollit shqiptar, kërkon ndershmëri dhe sportivitet deri në fund.

Në momentin e pezullimit të kampionatit të basketbollit, Partizani gjendej në vendin e 4 të renditjes dhe luftonte me Tiranën për zonën e play off.

Tv Klan