Tre punonjës police në Korçë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pas një hetimi të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit.

Tre policët e proceduar janë S.H. 63 vjeç, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Devoll, P.A. 62 vjeç, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Korçë, Bashkia Pustec dhe A.P.  61 vjeç, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Korçë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Gjatë operacionit të koduar “Basti i fundit” u arrestua në flagrancë një 43-vjeçar me iniciale B.J., i akuzuar për organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Ndërsa në kërkim janë shpallur 4 persona të tjerë. Ata janë M.P., 41 vjeç, për veprat penale, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Fshehje e të ardhurave”;

– A.T., 33 vjeç, lidhje bashkëpunuese në aktivitetin e lojrave të fatit me shtetasin M.P. dhe i dyshuar për veprat penale, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Fshehje e të ardhurave”;

– I.Ç., 24 vjeç, i dyshuar për veprat penale, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

– P.M., 55 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë vazhdojnë veprimet proceduriale për dokumentimin me prova ligjore në lidhje me përfshirjen e punonjësve të policisë së DVP Korçë, si dhe të shtetasve të lartpërmendur në këtë aktivitet të paligjshëm. /tvklan.al