Enea Bastianini fiton Çmimin e Madh të Moto GP të Emilia Romagna-s duke bërë një parakalim të vështirë ndaj Jorge Martin në xhiron e fundit. Spanjolli i Pramac, që u shfaq i zemëruar në fund të garës, e ka shtuar diferencën në kryesimin e përgjithshëm të pilotëve me Peko Banjaian me 24 pikë.

Por Bastianini bëri një manovër të vështirë për t’i dhënë Dukait fitoren e 100-të. Mes tij dhe Martin pati një prekje të lehtë, por nga komisarët e garës u vendos që të mos ketë hetim, pasi pavarësisht manovrës agresive, u konsiderua brenda rivalitetit sportiv.

Bastianini i dha edhe shokut të tij të skuadrës, kamionit të botës në fuqi një ndihmë, me këtë të fundit që u rrëzua 6 xhiro nga fundi i garës. Për Bastianini, ky është suksesi i dytë i sezonit, i ardhur në pistën e Misanos, shtëpinë e tij.

Në vend të tretë doli Marc Marquez, e pas tij u renditën Marco Bezzecchi dhe Franco Morbidelli.

Në 10-shen më të mirë të Çmimit të Madh të Emilia Romanjas janë edhe Vinales, Quartararo, Espargaro, Alex Marquez e Oliveira.

Klan News