Operacioni nisi që në shtatorin e kaluar por hetuesit kërkuan që informacionet të mbeteshin sekret

Policia spanjolle ka sekuestruar një fabrikë të paligjshme që prodhonte armë në 3D. Dy printera 3D së bashku me pjesët e armës, një pushkë, dy tasera dhe një hanxhar ishin ndër artikujt e gjetur në kërkimet në Santa Cruz de Tenerife, në Ishujt Kanarie.

Autoritetet kanë bërë të ditur se gjetën manuale mbi terrorizmin si dhe materiale supremaciste. Kjo është hera e parë që kapen elementë të tillë në Spanjë.

Pronari i dyshuar është akuzuar për mbajtje pa leje të armëve dhe eksplozivëve. Sipas gazetës spanjolle “El País”, pronari është një spanjoll dhe ka punuar si administrator i një azili në ishull.

Hetimi i çoi ata në Tenerife dhe kur agjentët bastisën fabrikën gjetën një printer 3D plotësisht funksional që ‘shtypte’ pushkë. Bastisja ndodhi shtatorin e kaluar, por hetuesit urdhëruan që detajet të mbaheshin sekrete.

Klan News