Kërkuesit finlandezë kanë instaluar baterinë e parë me rërë që mund të grumbullojë energji për muaj të tërë. Sipas tyre, kjo mund të jetë zgjidhja e furnizimit me energji për gjithë vitin, një problem i lidhur me energjinë e pastër.

Duke përdorur rërë të imët, pajisja karikohet me nxehtësinë e prodhuar nga elektriciteti paneleve diellore ose mullinjve të erës. Rëra ruan nxehtësi deri në 500 gradë Celsius, mjaftueshëm për të ngrohur shtëpitë gjatë dimrit kur rritet çmimi i energjisë.

Bateria, e cila ndodhet në Vatajankoski, funksionon me nxehjen e rërës deri në këtë temperaturë. Kjo gjeneron ajër të nxehtë që qarkullon brenda rërës  me një shkëmbyes nxehtësie. Rëra mund ta ruajë këtë nxehtësi për muaj të tërë duke humbur shumë pak prej saj. kështu, gjatë periudhës së rritjes së çmimit të energjisë, bateria shkarkon ajrin e nxehtë i cili ngroh sistemin e ujit të vendit që më pas shkon në zyra e shtëpi.

Finlanda furnizohet me gaz kryesisht nga Rusia, por tani Moska ka ndërprerë procesin për shkak të vendimit të vendit për t’iu bashkuar NATO-s. Ndryshimet klimatike janë një tjetër sfidë që ka rritur investimet në energjinë e ripërtëritshme. Këto të fundit janë të varura nga elementët natyrorë, si numri i ditëve me diell  apo prezenca e erës dhe kjo deri më tani është plotësuar nga burime të tjera të energjisë.

Por diku në Finlandën perëndimore mund të jetë zgjidhja e këtij problemi, në një kullë gri silosi, të mbushur me 100 ton rërë, që mund të ruajë energjinë për momentet kur do të nevojitet më së shumti./tvklan.al